Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet qytetarja

Pasi një fotografi arriti në adresën e policisë, një qytetare është gjobitur pasi shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në një rrugë të qytetit të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë, Policia e ka ftuar qytetaren G.B., 44 vjeçare dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatën e PK-së.