Tejkalim në vijë të plotë e mbi urë, gjobitet vozitësi në Shtime

Pas raportimit të KALLXO.com se, një vozitës në Shtime ka bërë tejkalim të rrezikshëm, në vijë të plotë dhe mbi urë, Policia e Kosovës e ka dënuar me gjobë.

Forcat e rendit kanë njoftuar se i njëjti e ka pranuar gjobën ndërsa policia inkurajoi raportimin për raste të ngjashme.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Gjobitet qytetari për tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në qendër të Shtimes, mbi urë. Kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën tonë të policisë rajonale në Ferizaj.

Policia, e ftoi qytetarin me inicialet RR.RR (M/K) 28 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

FOTO: Tejkalim i rrezikshëm mbi urë në Shtime

www.kallxo.com