Teatrot më modern në botë

Weburbanist.com, një nga faqet më të njohura të urbanistëve në botë, ka listuar teatrot e rinj modern, që janë ndërtuar së fundmi, duke transformuar hapësirat ekzistuese rreth tyre.

Qendra Kauffman për Artet Performuese në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i projektuar nga arkitekti i njohur kanadez-izraelit Moshe Safdie është teatri më modern në botë.

Sallat gati identike mirëpresin ngjarje kulturore si koncerte simfonike, balet, opera dhe teatër, secila me një pamje prej 180 gradësh të horizontit dhe zonës historike të magazinave.

Arkitekti tha se “çdo sallë paraqet një hapësirë të dallueshme, duke evokuar metaforikisht një instrument muzikor, të dukshëm përmes xhamit-guaskë.

Ndërsa, ndryshon drita natyrore, po kështu ndryshon edhe transparenca e ndërtesës, duke reflektuar mjedisin e strukturës dhe në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në pah brendinë e saj. Natën, e gjithë ndërtesa tjetërsohet, duke shfaqur të gjitha aktivitetet e saj të brendshme, në komunitetin jashtë”.

Vendin e dytë e zë teatri Sinfonia Varsovia në Poloni.

Arkitekti austriak Thomas Pucher projektoi Sallë e Koncerteve të Sinfonisë Varsovia në Varshavë duke shfrytëzuar ndërtesat ekzistuese të lira dhe një park, vendndodhja e re përfshin një sallë simfonike prej 1 mijë e 800 vendesh, hapësirë për prova, mallra të tregtueshëm, punëtori muzikore dhe një hotel të vogël, i cili është rrethuar nga një “mur lundrues”.

Puncher tha se ky “mur lundrues” ndihmon për të krijuar një ndjenjë drame dhe shpresë, menjëherë sapo futesh./RTV 21.