Teatrot kosovare me kalendar të përbashkët të shfaqjeve në Facebook

Teatrot profesioniste kosovare kanë hartuar një kalendar të përbashkët të për shfaqjen e shfaqjeve teatrore në Facebook. Kalendari i përbashkët i shfaqjeve pritet të që së shpejti të bëhet, ndërsa iniciativa ka ardhur nga Teatri i Gjilanit dhe Teatri Kombëtar.

Sipas këtij kalendari, një shfaqje teatrale do të transmetohet njëkohësisht në gjitha faqet zyrtare të Facebook-ut të teatrove.

Shfaqjet që pritet të transmetohen në Facebook në kaudër të këtij kalendari janë shfaqje të xhiruara më herët.

Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Gjilanit ka konfirmuar për Kallxo.com se kalendari i shfaqjeve në Facebook do të jetë i njëjti dhe një shfaqje transmetohet njëkohësisht në të gjitha faqet zyrtare të Facebook-ut të teatrove.

“Pas një iniciative të marrë nga Teatri i Gjilanit dhe Teatri Kombëtar i Kosovës, ku ftesës sonë i janë bashkangjitur edhe teatrot tjera të Kosovës, sot do ta publikojmë kalendarin e përbashkët të shfaqjeve online të cilat jepen livestream përmes faqeve tona zyrtare të rrjeteve sociale në Facebook”, ka thënë Zymberi.

Ishte Teatri i Gjilanit, që i pari hapi serinë e transmetimeve të shfaqjeve në Facebook. Me rastin e 27 marsit, Ditës Botërore të Teatrit, ky teatër transmetoi në Facebook shfaqjen, “Shfaqja që shkoi keq”.

Ndërsa, të premten dhe të shtunë (3 dhe 4 prill) Teatri Kombëtar, përmes Facebookut transmetoi komeditë: “I ligu për mend” dhe ‘Tregtari i Venedikut”.