Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Teatri Kombëtar hap konkurs për regjisorë për inskenimin e teksteve në Skenën e Vogël

Tekstet dramatike, “Muslimani” me autor Enver Petrovcit dhe “Kuartet” me autor Heiner Muller, janë përzgjedhur nga menaxhmenti i TKK-së për inskenim në Skenën e Vogël (SV) të këtij teatri.

Për inskenimin e këtyre dy teksteve dramatike, TKK-ja ka shpallur konkurs publik për regjisorët.

Përmes një njoftimin në faqen zyrtare në Facebook, TKK bënë të ditur se duke u bazuar edhe në legjislacionin në fuqi ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e regjisorëve për projektet e SV-së së TKK-së, për 2021.

“Duke u bazuar në situatën pandemike COVID – 19, menaxhmenti i Teatrit dhe Këshilli Drejtues, shpallin konkurs për regjisorë për dy tekste që do të inskenohen në vitin 2021: ‘Muslimani’- autori Enver Petrovci; ‘Kuartet’- autori Heiner Muller”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, regjisori konkurron me projekt skenik, vizion dhe ide për njërin nga projektet e SV-së së TKK-së.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë regjisorët vendas dhe ndërkombëtar. Konkursi mbetet i hapur deri më 15.09.2021.