Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Teatri Kombëtar bëhet gati për premierën e shfaqjes "Aroma e Hënës"

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë të martën, më 16.11.2021, premierën e shfaqjes “Aroma e Hënës”, të regjisores Rozi Kostani.

Shfaqja do të jepet në ora 20:00, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar.

“Drama “Aroma e Hënës”, me tre akte dhe epilog, pjesa e fundit e trilogjisë “Hëna prej Letre” e autorit Mehmet Kraja. Dramë provokative e ditëve tona, filozofike dhe surealiste e cila ngre teza të fuqishme ekzistenciale, social-politike e politiko-mediale”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Paraprakisht, një ditë më parë, të hënë, më 15.11.2021, në ora 12:00, TKK do të mbajë një konferencë për media për shfaqjen.