Teatri i Mitrovicës hap audicion për shfaqjen “ Gruaja në dritare”

Teatri i qytetit të Mitrovicës, “”Muharrem Qena”, ka hapur audicion për shfaqjen teatrore, “Gruaja në dritare”.

Drama është nga autorja Arta Arifi.

Në audicion do të përzgjidhen 6 personazhe për luajtjen e kësaj drame.

Audicionet do të mbahen më 19 shkurt 2020, në objektin e teatrit.