Teatri i Gjilani jep sonte në Facebook shfaqjen ‘I vetëm në banesë’

Teatri i Gjilanit transmeton sot në mbrëmje në ora 21:00 në Facebook, në formatin online / livestream komedinë “I vetëm në banesë” nga Avni Shkodra me regji të Natyrë Kallabës.  

Shfaqja jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët online të teatrove kosovare dhe shfaqet në të njëjtën kohë edhe në Facebook-un e teatrove që janë pjesë e kalendarit.  

Në shfaqje luajnë: Alban Shahiqi, Mejreme Berisha, Emine Toska, Safete Mustafa-Baftiu, Njomëza Kalaveshi dhe Tringa Hasani.