Teatri 'Dodona' publikon repertorin për muajin tetor, nga e shtuna nisin shfaqjet për publikun

Nga e shtuna teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona” do të nisë të japë shfaqje për publikun.

Sipas programit të publikuar nga menaxhmenti i teatrit “Dodona” gjatë muajt tetor do të ketë 5 shfaqje për fëmijë dhe dy për skenën e mbrëmjes.

Shfaqjet për fëmijë do të jepen  çdo të shtunë dhe të diel me vetëm nga një termin, dhe atë prej orës 12:00.

Shfaqja “Mik -mik” me skenar dhe regji të Kaltrim Balajt, do të jetë premiera e radhës për fëmijë në “Dodonë” dhe shfaqet më 17 tetor në ora 12:00.

“Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës. Për shfaqjet në SKENËN e MBRËMJES, biletat mund të blihen edhe në ditët kur ka shfaqje. Numri i ulëseve për të gjitha shfaqjet është i kufizuar”, thuhet në njoftimin e “Dodonës” në Facebook.

Po ashtu, menaxhmenti i “Dodonës” bën të ditur se publiku është i obliguar të respektojë masat anti-COVID-19 gjatë përcjelljes së shfaqjeve, distancës dhe bartjen e maskave edhe për fëmijët mbi 6 vjeç.