Teatri i Ferizajt "Adriana Abdullahu"

Teatri ‘Adriana’ hap thirrje për projektet teatrore për 2021

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit të Ferizajt, ka hapur thirrje publike për projektet teatrore për 2021.

Me këtë thirrje, Teatri “Adriana” u mundëson organizatave të ndryshme jo qeveritare konkurim me projekte teatrore.

“Teatri Profesionist ‘Adriana Abdullahu’ ka paraqitur pranë DKRS-së planprogramin për 2021, dhe me këtë rast u bën thirrje të gjithë OJQ-ve, që të dorëzojnë propozim- projektet e tyre për shfaqje teatrore”, thuhet në thirrjen e Teatrit “Adriana”.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt- propozimeve është 29.01.2021.

Sipas njoftimin, shfaqjet që do të realizohen në kuadër të kësaj thirrje publike, do të jenë pjesë e repertorit të rregullt të Teatrit “Adriana”, për vitin 2021-2022.