Të vdekurit e sotëm nga coronavirusi janë nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit

S. N. 59 vjeçar nga Prishtina, ka vdekur sot në Klinikën Infektive ne QKUK. Ai ishte i infektuar me coronavirus dhe po trajtohej në Klinikën Infektive në mjekim intenziv që nga data 04.04.2020.

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë,  i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020, transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Poashtu MSh, ka njoftuar se pacientja tjetër e cila ka vdekur mëngjesin e sotëm na coronavirusi është N. R., 1950, nga fshati Korishë i Prizrenit, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020

“Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftim.

Vdekja e dy të prekurve nga coronavirusi e ka quar numrin në tre, derisa numri i të prekurve në vendin tonë ka arritur në 145 persona të infektuar, ndërsa janë shëruar 23.