Prishtina 2023

Prishtina 2023 - Foto: Denis Sllovinja

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se testimi i sistemit të alarmit publik do të bëhet të shtunën, 6 maj.

Sipas njoftimit, testimi do të fillojë nga ora 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda” – thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.