Teatri i Gjilanit

Të shtunën nis edicioni i 29-të i ‘Flakës së Janarit’ në Gjilan

Të shtunën, më 11 janar 2020, nis në Gjilan edicioni i 29-të i manifestimit shumëkulturorë mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”, me nderimet për dëshmorët e qytetit dhe ndezjen e flakadanit të ‘Flakës së Janarit’.

Hapjes së Edicionit të 29-të do t’i paraprijë ceremonia e rivarrimit dhe homazhet për dëshmorin Xhevat Qerimi që mbahet nesër duke filluar nga ora 11:00.

Sipas traditës, gjatë këtij manifestimi do të ketë një sërë aktivitetesh, si ekspozita kolektive e artit pamor, aktivitete muzikore, festivali i teatrit mbarëkombëtar, orë letrare, etj.

Do të ndahen edhe një sërë çmimesh për fushat përkatëse të aktiviteteve që mbahen në këtë edicion.

Këtë edicion është paraparë edhe një akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova, e cila është paraparë të mbahet më 21 janar 2020 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Manifestimi “Flaka e Janarit’ organizohet nga Komuna e Gjilanit e cila për këtë edicion ka ndarë një buxhet prej 70,020.00 eurove.

Edicioni i 29-të i Manifestimit “Flaka e Janarit 2020” mbyllet me 31 janar 2020 me “Fest-Flakën”, që sipas programit mbahet duke filluar në ora 17:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Programi i Flakës 2020: