Të shtunën dhe të dielën në Brezovicë do të mbahet festivali i muzikës elektronike “Mirage Festival”

Të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 shkurt 2025, në Brezovicë do të mbahet festivali i muzikës elektronike “Mirage Festival”.

Për dy ditë, DJ nga Kosova, Shqipëria e të huaj do të performojnë në dy skenat e “Mirage Festival”, i cili mbahet për herë të parë në Kosovë.

Artemis Zoga, organizator i këtij festivali, tha për KALLXO.com se qëllimi i organizimit të “Mirage Festival” është promovimi i turizmit malor.

“Është festivali i muzikës elektronike dhe gjatë dy ditëve të do të performojë DJ të huaj, DJ nga Kosova e Shqipëria, Festivali mbahet në dy skena kryesore; gjatë ditës në ‘Panorama Stage’ që është në pistën e skijimit, dhe skena e natës që mbahet brenda në objektin e hotel ‘Narcis’, që quhet ‘Narcis stage’”- ka thënë Zoga.

Zoga ka thënë se “Mirage Festival” është i vetmi festival dimëror në Kosovë dhe Shqipëri.