Foto: KALLXO.com

Të shtunën, banorët e Sofalisë do të mbesin pa rrymë e pa ujë për 12 orë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në lagjen Sofalia do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm të shtunën.

Kjo sipas kompanisë mund të ndodhë për shkak se do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Kjo lagje ka pasur të njëjtin problem me ujë të pijshëm dhe me rrymë edhe me datën 30 nëntor.