Vendi ku ndodhi plagosja në Mitrovicë, 20.09.2024 Foto: KALLXO.com

Të shtënat në Mitrovicë, flet njëri nga dëshmitarët e rastit

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri të premten më 20.09.2024 në jug të Mitrovicës.

Policia e Kosovës konfirmoi për KALLXO.com se i plagosuri i moshës madhore është derguar për tretman mjekësor, ndërsa organet e rendit po vijojnë hetimet.

KALLXO.com po qëndron në vendin e ngjarjes. Një dëshmitar në kushte anonimiteti tha për KALLXO.com se kanë dëgjuar krisma të armës.

“Janë dëgju 6 deri në 7 krisma të alltisë këtu në rrugën ‘Fatime Hetemi’ rreth orës 09:30 të mëngjesit sot” – tha ai.