Ilustrim

Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Një i plagosur dhe 42 të arrestuar për një muaj

Një person është plagosur dhe 42 persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë në ahengje familjare gjatë muajit korrik 2024, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë.

Sipas të dhënave të MPB-së, Policia e Kosovës vetëm gjatë muajit korrik 2024 ka pranuar 53 raportime nga qytetarët për të shtëna më armë në ahengje, janë hapur 55 raste në polici për të shtëna më armë si dhe janë konfiskuar 46 armë dhe 472 municione.

“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur” – është bërë e ditur përmes njoftimit të MPB-së në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjerash, nga MPB-j bëjnë thirrje për bashkëpunim më qëllim të parandalimit të tragjedive në këto raste.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri”- thekson ministria.

Policia e Kosovës ditë më parë ka lansuar fushatën “Festo me zemër, jo me armë.”