Lajmi i Fundit Policia

Të shtëna në Prishtinë, katër të plagosur

Sot rreth orës 2 pas mesnate policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rinia” në Prishtinë  ka pasur të shtëna me armë zjarri.

KALLXO.com merr vesh se ngjarja ka ndodhur në një klub nate të kryeqytetit.

Sipas policisë në kërë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe po trajtohen.

Ndërkohë, policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Nga në vendngjarje jane sekuestruar tri armë zjarri qe dyshohet të jenë përdorur në këtë  rast.