
Ilustrim
Të shtëna në Mitrovicën e Veriut, një i arrestuar
25.1.2020 - 15:09
Një person është prangosur dje nga policia nën dyshimin se kishte përdorur armë.
Me të marrë informacionin për gjuajtje me armë policia ishte nisur drejt rrugës “Kollashinit” në Mitrovicën e Veriut dy natë më parë.
Pasi kishin mbërritur në vendin e ngjarjes policia kishte vërejtur se i dyshuari nën ndikim të alkoolit kishte shtënë me armë në ajër.
Në lidhje me rastin nuk është raportuar ndonjë person i lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ishte mbajtur deri në këndellje e më pas do të intervistohej dhe të vazhdohet me procedura tjera.