Foto: Ilustrim

Të shtëna në Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar

Një burrë është arrestuar në fshatin Kqiq të Mitrovicës disa orë më herët.

Sipas policisë, fillimishtishte raportuar për të shtëna me armë zjarri ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë jo larg vendit të ngjarjes.

Të dyshuarit i janë sekuestruar një pushkë automatike, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 11  gëzhoja.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë në muret e shtëpisë së një burri tjetër ndërsa  nuk raportohet për të lënduar.

Policia dyshon se Ndërsa ngjarjes i ka paraprirë një çështje  e mëhershme ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.