Policia gjermane (Ilustrim) - Foto: REL/Reuters

Të shtëna në Gjermani, 6 të vdekur

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Rot am See, raporton BBC.

Policia gjermane tha se një i dyshuar është arrestuar pas sulmit, në një ndërtesë afër stacionit të trenave.

Policia në shtetin e Baden Wurtenbergut tha se indikacionet fillestare tregojnë që ka pasur një marrëdhënie ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave.

Nuk ka të dhëna nëse dikush tjetër ka qenë i përfshirë në incident, tha Policia.

Gazeta Bild raportoi se të vrarët në këtë sulm janë familjarë por kjo gjë nuk është konfirmuar nga Policia.