Të shtëna në Ferizaj, sekuestrohet arma me tetë fishekë

Një 30-vjeçar është shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj pas dyshimeve që ka gjuajtur me armë zjarri.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.

Lidhur me rastin, Policia kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe është sekuestruar arma me tetë fishekë.

Me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari me inicialet E.B, është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’, thuhet në njoftim.