Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person pëson lëndime nga një mjet i fortë

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin një person ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është lënduar me një mjet të fortë, lëndime të cilat dyshohet se i janë shkaktuar nga tre persona.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të kalibrit 7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur.

Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.

Rasti është duke u hetuar.