Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Policia ka njoftuar se persona deri më tani të paidentifikuar, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, ndërsa njofton se të shtënat dyshohet të jenë bërë nga një veturë që kishte targa të huaja.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar dhe konfiskuar nëntë gëzhoja të kalibrit 9 milimetrërshe”, thuhet në njoftimin e policisë, i cili saktëson se nga rasti nuk ka pasur të lënduar dhe se po vijohet me hetime.