Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga ky incident nuk ka asnjë person të lënduar.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti për KALLXO.coma ka deklaruar se një i dyshuar është në kërkim nga ana e policisë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e fillestare nuk ka  persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani  policia  ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.