
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, një i plagosur
12.6.2022 - 21:33
Një person është plagosur si pasojë disa të shtënave para pak minutash sot në Podujevë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 20:00, është pranuar informacioni për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka marrë plagë nga arma zjarrit”, ka thënë ai.
Borovci ka thënë se personi i lënduar është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Tutje ai ka thënë se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.