Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Të shtëna më armë zjarri në Obiliq, sekuestrohet një kallashnikov

Policia ka njoftuar se kanë marrë një informatë për të shtëna më armë zjarri mbrëmë rreth orës 19:00 në Obiliq.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar dhe është konfiskuar një armë zjarri e tipit AK/47.

Njësitë policore me urdhër të prokurorit kanë hyrë në pronën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit në oborr kanë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK/47, dy karikatorë të zbrazët dhe dy gëzhoja, ka njoftuar PK.

Sipas njoftimit i dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.