Të shtëna me armë zjarri në Gojbulë të Vushtrrisë 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Gojbulë të Vushtrrisë mesditën e së mërkurës, më 02.10.2024. 

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se nga të shtënat me armë zjarri, nuk ka të lënduar. 

Ndërkaq lidhur me rastin, Zahiti ka konfirmuar se shtatë persona janë shoqëruar në Polici për intervistim, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja dhe janë konfiskuar dy amrë. 

“Hetuesit policorë po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”- ka deklaruar Zahiti.