Të shtëna më armë zjarri në Fushë-Kosovë

Sonte rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza”  në Fushë-Kosovë.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk pasur persona të lënduar.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna  me armë zjarri në rrugën “Nënë Tereza”  në Fushë-Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë  nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin” – ka thënë ai për KALLXO.com.