Të shtëna me armë zjarri në afërsi të një diskoteke në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri afër një diskoteke në Prishtinë rreth orës 02:05 pas mesnate.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” dhe Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9 milimetra.

Të njëjtat dyshohet se kanë mbetur pas të shtënave me armë zjarri nga një veturë e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, ka njoftuar PK.

Policia tutje ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar.

“Të lënduar nuk ka, njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”-thuhet në njoftimin e Policisë.