
Të shtëna me armë, vdes në rrethana të dyshimta një person në Gjilan
11.2.2025 - 16:22
Një person është gjetur i vdekur, pas disa të shtënave që janë dëgjuar sot, më 11.02.2025, pasdite në Gjilan.
Sipas burimeve të KALLXO.com viktima është burrë, rreth 60 vjeçar.
Po ashtu, sipas informacione që KALLXO.com posedon, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letër.
Prokurori kujdestar dhe Policia janë në vendin e ngjarjes.
Për këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Deri tani mund t’ju konfirmoj që e kemi të regjistruar një rast. Ekipet janë në terren. Është gjetur i vdekur një person. Është gjetur edhe arma. Sapo të kemi një njoftim edhe zyrtar nga ekipet që janë në vendngjarje, do t’ju njoftojmë më me detaje.” – tha Hashani, më 11.02.2005.