Foto: KALLXO.com

Të shtëna me armë plagoset një person në Kçiq të Mitrovicës

Në rrethana ende të pasqaruara mirë një person është plagosur me armë në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Në një njoftim të saj policia ka thënë se personi i ka thënë policisë se ishte plagosur kur pistoleta e tij kishte shkrepur gjatë lojës që ai po e bënte me të.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mesditë ndërsa policia po heton rrethanat e rastit.
Personi i cili sipas policisë ka pranuar se e ka plagosur veten është dërguar në spital ndërsa arma e tij është konfiskuar.