Të shtëna me armë pas përleshjes në Prishtinë, një i lënduar

Një përleshje ka ndodhur para rreth një orë në rrugën “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin.

Ahmeti poashtu ka bërë të ditur se si pasojë e përleshjes fizike, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Si pasojë e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.