Ilustrim

Të shtëna me armë në Zubin Potok

Të shtëna me armë janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Zubin Potok, më saktësisht në zonën e fshatit Bube.

KALLXO.com mëson të shtënat janë dëgjuar nga patrulla e policisë kufitare të Kosovës por nuk dihet nëse të shtënat kanë qenë në drejtim të Policisë.

Një sulm me gurë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zubin Potok.

Persona të dyshuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës së zyrtarëve policor dhe janë shkaktuar dëme materiale por nuk ishte raportuar për persona të lënduar.