Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vushtrri, më 24.03.2025.

KALLXO.com mëson se nga këto të shtëna me armë zjarri ka edhe viktima.

Burime të KALLXO.com tregojnë se tashmë në vendin e ngjarjes janë edhe Policia, Emergjenca dhe Njësitet e tjera policore relevante, që kanë nisur trajtimin e rastit.

Lidhur me rastin, KALLXO.com do të sjellë informacione të tjera në vazhdim.

Mbrëmjen e së dielës, një 19-vjeçar mbeti i vrarë pas të shtënave me armë në qytetin e Vushtrrisë, nga një i dyshuar i moshës së njëjtë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa e ka pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij.

Lajm në përditësim…