Të shtëna me armë në Vlorë, policia në ndjekje të autorit - Pamje

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e së dielës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk ka persona të dëmtuar.

Shkak për përplasjen me armë dyshohet se ka qenë hapësira e shfrytëzuar për plazhe private.

Në vendngjarje, është arrestuar vetëm një i dyshuar, si i afërm me personin që ka qëlluar me armë.

Policia ka ngritur pika kontrolli, teksa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar.

Rreth një javë më parë, një tjetër përplasje me armë u regjistrua në Radhimë, pas sherrit për menaxhimin e plazhit privat./Euronews