Të shtëna me armë në veri, Policia thotë se mund të jenë në ndonjë aheng

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në rrethinën e Zveçanit, në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës për KALLXO.com e ka konfirmuar rastin, por ka thënë se nuk ka incident të regjistruar.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës – Veri, Besim Hoti, të shtënat mund të kenë qenë në ndonjë aheng.

Hoti tha se të gjitha njësitet policore janë në terren.

“Po janë dëgjuar të shtëna në rrethinën e komunës së Zveçanit, por nuk kemi incident të regjistruar. Të gjitha njësitet relevante janë në terren, por duke marrë parasysh që sot është ditë e diel, mund të jetë ndonjë aheng apo dasëm”, ka thënë Hoti për KALLXO.com.