Të shtëna me armë në sheshin e Mitrovicës

Në Mitrovicë më 28 maj, patrulla e Policisë së Kosovës ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në sheshin ‘Mehë Uka’ në Mitrovicë.

Sipas Policisë, gjatë kërkimit të vendit të ngjarjes njësia policore ka gjetur dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa nuk ka hasur në ndonjë person të dyshuar.

Tutje është bërë e ditur se rasti është në hetime.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në ora 00:05.