Të shtëna me armë në Prishtinë, detaje nga Policia e Kosovës

Një gjuajtje me armë zjarri është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku”, në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka dhënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘Emin Duraku’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka pasur persona të lënduar.” – ka thënë ajo.

Ndërsa, ka thënë se rasti është cilësuar si: “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti raportohet se ka ndodhur më 10.02.2025, në ora 13:00.