Ilustrim

Të shtëna me armë në Podujevë një i plagosur

Një person është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tu trajtuar pasi ka marrë lëndime trupore.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës e cila më pas ka marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë .

Me të marrë informacionin policia është nisur drejtë vendit të ngjarjes ku më pas kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të pistoletës.

Rasti në polici është hapur si vrasje në tentativë.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin e personit të dyshuar.