Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, kapet arma e përdorur

Rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar deri më tani.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.

“Zyrtarët policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, u shpreh Ahmeti.