Foto Ilustrim

Të shtëna me armë në një aheng në Prizren, sekuestrohet një kallash

Policia e Kosovës njofton se në rrjetet sociale kanë vërejtur se ka qarkulluar një video incizim në të cilin vërehet se në një aheng ka të shtëna me armë.

Sipas raportit Policor, rasti ka ndodhur më 24 korrik të këtij viti, mirëpo pas një pune hetimore janë identifikuar të dyshuarit.

Në raport thuhet se, gjatë bastisjes në shtëpinë ku është mbajtur ahengu janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja e më pas në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një AK47 me një karikator pa fishekë

Policia njofton se lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet.