Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Të shtëna me armë në një aheng familjar në Gjilan

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexho Mulliqi” në Gjilan, mbrëmë rreth orës 19:40. Sipas Policisë, nga i dyshuari është konfiskuar arma me gas me shtatë fishekë 9mm.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.