Ilustrim
Të shtëna me armë në një aheng familjar, intervenon Policia
28.7.2024 - 09:59
Njësia policore i është përgjigjur një informate për të shtëna me armë në një aheng familjar në fshatin Kufcë e Epërme në Gjilan.
Në vendngjarje, Policia gjeti 10 gëzhoja.
Rreth orës 23:30 më 27.07.2024, policia takoi të dyshuarin dhe nga i njëjti sekuestroi një pistoletë me gas dhe një fishekë.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si “armëmbajtje pa leje”.