Të shtëna me armë në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:00.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti e ka konfirmuar incidentin për KALLXO.com

Sipas zyrtarit policor, Policia ka sekuestruar disa gëzhoja.

Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

Rasti vazhdon të trajtohet nga njësitë përkatëse.