Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Të shtëna me armë në 'Kodrën e Trimave' në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

Një person dyshohet se është plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, të mërkurën – 06.11.2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com, se dyshohet për një të plagosur, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që  karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti shtoi se aktualisht “hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.