Të shtëna me armë në afërsi të zyrave të EULEX-it në Prishtinë

Një person ka qenë cak i të shtënave me armë.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili shtoi se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ju njoftojmë se me 8.11.2020 ora 10:48 rr. “Arbnor e Astrit Dehari”, Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Tutje Hoxha ka thënë se Policia po merret me rastin.