Të shtëna me armë gjatë një bastisje në Prishtinë, i dyshuari i pret me armë Policinë

Policia e Kosovës derisa po kryente sot një bastisje në lagjen Vranjevc të Prishtinës, i dyshuari B.B, është paraqitur me armë zjarri duke shtënë në drejtim të Policisë.

Policia sipas një njoftimi ka thënë se një zyrtar policor në vetëmbrojtje u detyrua të përdor armën e zjarrit ndaj të dyshuarit dhe sipas njoftimit, personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre. Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftim.

Tutje Policia ka thënë se bastisja ka ardhur pas disa raportimeve se në në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor veriu në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri dje dhe pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të proceduarës paraprake, në lokacionin e dyshuar është kryer bastisja.

Policia gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore bazuar në urdhëresën e gjykatës ka ndërmarr veprime në realizim të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (B.B.).

“Njësitet policore ne vendin e ngjarjes kane hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente.