Të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në Vushtrri, arrestohet 65-vjeçari

Një person është arrestuar dhe një armë është konfiskuar gjatë një ahengu familjar në një fshat të Vushtrrisë.

Sipas njoftimit të Policisë, sot rreth orës 11:00, është pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në një nga fshatrat e Vushtrrisë.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitë policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar një  armë me gaz dhe një karikator me gjashtë fishekë”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., 65 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.