Kallashnikov, Ilustrim

Të shtëna me armë gjatë dasmës, konfiskohen një Kallashnikov e 27 fishekë

Policia e Kosovës njofton se dje në Suharekë kanë marrë një raportim se një burrë gjatë një ahengu familjarë ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Duhël, rreth orës 15:50.

Tutje Policia sqaron se nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me 27 fishekë dhe 4 gëzhoja të kalibrit  7.65 mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.